back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaShqiptarePronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te...

Pronari dyshon se ka ende trupa nën rrënoja, sot rinisin kërkimet te ‘Mira Mare’ në Durrës

Të ngjajshme

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij? Reagon Jozi: Ja si qëndron e vërteta

 Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media...

Reforma në Administratën Publike i sjell Kosovës 5.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian ka njohur dhe vlerësuar progresin e Kosovës...

Bajrami: BE izoloi Kurtin dhe deputetët me pozita qeveritare – po e mbajnë peng Qeverinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar...

Gati 5 muaj nga vdekja misterioze e Festim Isufit, çfarë po ndodhë me Rinen

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja...

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime tek gwrmadhat e hotel ‘Mira Mare’.Sot do të rinisin sërish kërkimet në hotelin ‘Mira Mare’ në Durrës pasi pronari i këtij objekti pretendon se poshtë rrënojave ka ende njerëz.

Pavarësisht se nga ekzaminimi me sensorë dhe ekipet franceze me qen dhe mjete të tjerë ka rezultuar se poshtë rrënoja nuk ka trupa të tjerë përveç atyre që janë nxjerrë, pas këmbënguljes së pronarit sot do të ketë sërish kërkime.

Pas kërkimeve që do të bëhen duke filluar nga paraditja e sotme nëse do të bien pretendimet e pronarit të hotelit do të fillojë zhvendosja me ekskavator e inerteve.

Nga hotel ‘Mira Mare’ u nxorën të pajetë dy trupa Eviola Broshka që ishte balerinë dhe baristi Sotiraq Misha, ndërsa u shpëtua Adriatik Bode, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Tashmë pritet për t’u parë nëse poshtë rrënoja ka trupa të tjerë të pajetë që mund të kenë qenë në hotelin pesë katësh që u shemb.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz