back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaShqiptareNuk do ta njihni/ Zbulohet pasaporta greke e Admir Murataj, ja emri...

Nuk do ta njihni/ Zbulohet pasaporta greke e Admir Murataj, ja emri dhe fotoja që përdorte

Të ngjajshme

Muharrem Jashari tregohet fantastik sot në Ukrainë, një gol dhe një asist

Skuadra e LNZ Cherkasy shënoi fitore të rëndësishme 3:0...

Çelë Lamaj jep dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe partiake në PDK-në e Prizrenit

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë...

SHBA-ja i shet raketa Italisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen për Italinë...

Televizioni Klan ka siguruaar foton e pasaportës greke, të falsifikuar, të Admir Muratajt, viktimës së grabitjes së para dy ditëve në Rinas..

Në pasaportën greke false që zotëronte, Admir Murataj ka patur identitet tjetër:  ai quhej Christos Papadias. Murataj përdorte gjithashtu edhe 15 identitetet të tjera.

Siç shihet edhe në foto, Murataj ngjason shumë me maskën e silikonit që dyshohet se përdori edhe gjatë grabitjes së fundit.

Pamja e tij me flokë është e vetmja fotografi publike, pasi është bërë në momentin kur është arrestuar në Greqi për disa grabitje.

Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kërkuan edhe ndihmën e policisë greke për ta identifikuar pas ngjarjes së 9 Prillit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

1 / 1

E SHKUARA E ADMIR MURATAJT NË GREQI:

31 Dhjetor 2012 – Një bandë shqiptarësh sulmuan një pikë karburanti në fshatin Neo Monastiri Fthiotidas. Pjesë e bandës ishte edhe Admir Murataj. Banda kërcënoi me armë rojen 45-vjeçar të karburantit. Por kamerat e sigurisë treguan se 45-vjeçari kishte bërë rezistencë. Admir Murataj qëlloi me 3 plumba kallashnikovi rojen, duke e lënë të vdekur. Nga pika e karburantit, banda e shqiptarëve mori 3 mijë Euro.

Janar 2013 – Arrestohen në Athinë Admir Murataj dhe Klement Çala (banda e kallashnikovit). Të dy kanë qenë të përfshirë në grabitje të 9 bankave, banesave, makinave etj., duke përfituar 2 milionë Euro. Në 6 raste ishin vjedhur bankomate në zona të ndryshme të Athinës, të cilat ishin shpërthyer me eksploziv.

22 Mars 2013- 11 persona arratisen nga burgu i Trikalas. Bëhet fjalë për bandën e Marjan Kolës, mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj. Pasi prenë hekurat, të burgosurit u ngjitën mbi çatinë e burgut. Ndërsa bashkëpunëtorët e tyre në anën e jashtme të murit rrethues, qëlluan ndaj rojeve të burgut dhe plagosën dy prej tyre. Tetë ditë më vonë, banda grabiti një restorant në autostradën e vjetër Athinë – Thivas. Gjatë ndjekjes nga policia, pati shkëmbim zjarri dhe mbeti e plagosur një vajzë 25-vjeçare.

16 Maj 2013 – Admir Murataj dhe bashkëpunëtor i tij (Klement Çala) grabisin 1.2 milion Euro në Bankën Kombëtare në Lamia. Paratë nuk u gjetën kurrë.

Maj 2013 – Në lagjen Peristeri të Athinës, Admir Murataj gjatë tentativës për të grabitur një supermarket, i shpëton aksionit të policisë për ta arrestuar. Në pranga bie bashkëpunëtori i tij Ermal Lita, i arratisur edhe ky nga burgu i Trikalas.

17 Qershor 2013 – Autoritetet greke ranë në gjurmët e të arratisurve në zonën e Fthiotidas. Banda ishte ndarë në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga tre persona. Gjatë kërkimeve, pati sërish përleshje me armë zjarri dhe mbeti i vrarë oficeri i policisë Giorgos Andricopulos. Ndjekja vazhdoi në malin Thermo në një zonë rurale. Aty përleshje të ashpër mes bandës së Marjan Kolës dhe forcave speciale greke. Nga të shtënat u vranë dy prej të arratisurve, të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e policit grek. Fillimisht u dyshua se njëri prej tyre ishte Admir Murataj, por rezultoi e gabuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz