Një nja njohësit më të shquar të çështjeve pronësore në Prishtinë, Halil Gashi i është bashkuar ekipit të Bekë Berishës për Prishtinën. Gashi do të jetë kandidat për asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Përshëndetje Prishtinë,
Të dashur miq dhe familjarë,
Unë jam Halili. Kam lindur e jam rritur në Velani – një lagje që gjithmonë ka qenë simbol i rezistencës, arsimit dhe shpirtit qytetar. Kjo tokë më mësoi vlerat që më kanë formuar si njeri: punën e ndershme, solidaritetin dhe përkushtimin për të çuar përpara një Prishtinë që e duam të gjithë.
Vij nga bota e biznesit, ku kam ndërtuar përvojë të fortë dhe kam përballuar sfida reale. Sot po kthehem me një vizion të qartë: një Prishtinë më funksionale, më e drejtë dhe e ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve, jo mbi interesat e ngushta.
Velania më mësoi se ndryshimi fillon nga rrënjët. E njoh çdo rrugicë të këtij qyteti dhe e di saktësisht çfarë i mungon:
💧 Uji i pijshëm në lagje si Veterniku dhe fshatrat përreth
🏢 Zgjidhje reale për problemet pronësore dhe objektet e keqmenaxhuara
🏙️ Infrastrukturë që u shërben njerëzve, jo vetëm bizneseve të lidhura me pushtetin
Ky është vetëm fillimi.
🎯 Po hyj në këtë garë sepse Prishtina ka nevojë për zëra të guximshëm, me zemër, me përvojë dhe me vepra konkrete.
👇 Shikoni videon, ndani me të tjerët dhe bashkohuni me mua për një Prishtinë që na shërben të gjithëve” shkruan Halil Gashi në njoftim.