Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit”, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i qëndrueshmërisë së zinxhirit të vlerës për sektorin e bimëve mjekësore aromatike (BMA), përmirësimi i konsistencës në furnizimin dhe mbledhjen e BMA si dhe ngritja e kapaciteteve për pikat e grumbullimit të BMA dhe prodhuesit primar në konvertimin organik.
Projekti do të mbështesë fermerët dhe bizneset që janë të interesuar të angazhohen në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike apo janë të angazhuar në sektor, sidomos në zonat rurale përmes shpërndarjes së granteve, dhe asistencës profesionale, me qëllim të krijimt të të ardhurave dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.
Shpërndarja e granteve do të bëhet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese me fokus të veçantë në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët dhe bizneset që të marrin pjesë në sesionet informuese për vitin 2019, që do të mbahen në vendet e komunave si në tabelën më poshtë.
Në komunën e Skenderajt, sesioni informues do të mbahet më 09.07.2019 në ora 14:00 në Kuvendin Komunal. /Drenica Press/