Njoftim me rëndësi për ata që nuk i kanë marrë 130 euro nga Pako Emergjente pas aplikimit
BILLI

Lexo edhePër një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit nga COVID-19

“Të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130.00 euro, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale, të Komunës përkatëse, deri me 31 gusht 2020, për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim më tej thuhet se çdo familje që ka aplikuar për këtë masë do ta marrë vendimin sa i përket aplikimit
Po ashtu çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për Masën 15.

Lexo edhePër një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit nga COVID-19