Për një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit nga COVID-19
BILLI

Lexo edheDrenas/ Këta janë 17 mësuesit e rinjë që do të fillojnë punën nga 1 shtatori

Ai tutje tha se gjendja e tyre tash është stabile përderisa në fillim simptomat kanë qenë më të rënda.
Lenjani shprehet i shqetësuar për qytetarët të cilët e kanë gjendjen e rënduar ekonomikisht ku thotë se për trajtimin e COVID-19 nga fillimi i trajtimit e deri në shërim mund të arrijë deri në 700 euro.
“Çka do të bëjmë me njerëzit që nga ana materiale janë shumë të dobët, terapia është shumë e shpejtë dhe është e papërballueshme për personat e vobektë. Për një pacient që trajtohet në shtëpi së paku 700 euro janë deri në fund të shërimit”, është shprehur drejtori.

Lexo edheDrenas/ Këta janë 17 mësuesit e rinjë që do të fillojnë punën nga 1 shtatori
Pandemia me COVID-19 tash e pesë muaj është shfaqur në Kosovë kur deri më tani ka prekur mbi 400 mantelbardhë.
Në total në Kosovë janë të infektuar 11 mijë e 545, janë shëruar 7 mijë e 343 dhe kanë vdekur 410 persona si pasojë e coronavirusit.