Njihuni me binjaket e ngjitura që nuk duan të ndahen (Foto)
01

Lexo edheIlustrime shokuese, kjo do të ndodhte nëse njeriu dhe kafsha ndërrojnë rolet (Foto)

Motrat shtatë vjeçe Pin dhe Pan nga Tajlanda, që nga lindja e tyre shfrytëzojnë të njëjtat këmbë, por jo edhe kokën dhe duart.
Binjakët e ngjitura në bel janë të vendosura të mos jetojnë të ndara – edhe nëse një gjë e tillë është e mundur falë ndërhyrjes kirurgjikale, transmeton Telegrafi.
Pin kontrollon njërën këmbë kurse tjetrën Pan, dhe falë përkushtimit të tyre ato kanë mësuar të ecin, vishen dhe të ngasin triçiklin e tyre.
Binjaket jetojnë në Nakhon Sawan, rreth 250 kilometra në veri të Bangkokut me gjyshërit e tyre, të cilët i përshkruajnë mbesat e tyre si “fëmijë normal dhe të lumtur”.
“Atyre u pëlqen të këndojnë, hanë akullore, të ndihmojnë njëra-tjetrën për t’u veshur”, ka deklaruar gjyshi i tyre, Noknoi Pongchumnan.
Pin dhe Pan kanë perfeksionuar artin e ecjes dhe ngasjes së triçiklit, dhe pa ndihmën e askujt mund të ngjitën shkallëve.


Lexo edheIlustrime shokuese, kjo do të ndodhte nëse njeriu dhe kafsha ndërrojnë rolet (Foto)





