Njerëz të shtrirë në rrugë, këto janë pamjet e para pas aksidentit në Prishtinë
03

Lexo edheFlasin nga QKUK për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minuta në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona.
Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e një defekti të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’, që ka bërë ta humb kontrollin dhe të dalë në trasenë e kundërt duke goditur.
Të aksidentuarit po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut, ndërkohë Policia e Kosovës po merret me hetimin e rastit.
Lexo edheFlasin nga QKUK për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i tmerrshëm në Prishtinë
Ndërkohë kanë dalë edhe fotografitë e para të cilat janë shkrepur menjëherë pasi ka ndodhur aksidenti, ku shihet një person i lënduar i shtrirë në pjesën ndarëse të rrugës teksa merr ndihmën e parë.


