back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditNjë polic rrahu kolegun e tij në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë...

Një polic rrahu kolegun e tij në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë – IPK e suspendoi atë

Të ngjajshme

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite për një incident brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë.

Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin  veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.

 

Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor   i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

 

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbeten të përkushtuar të trajtojë me seriozitet të lartë çdo veprim të kundërligjshëm të zyrtarëve policorë me qëllim të fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz