Një polic i Serbisë raportohet se është arrestuar në Bërnjak – iu gjeten 20 fishekë
dp

Lexo edhe“Adhuroja Pirlon e Baggio-n”, Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

Sipas raportimeve ai është arrestuar në orët e pasdites.
Se një person është arrestuar në Bërnjak e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ndonëse i njëjti nuk mundi të konfirmojë nëse i arrestuari është polic.
“Policia kufitare në Bërnjak e ka ndalur një person i cili në veturë kishte 20 fishekë të kalibrit 9mm”, tha Elshani për klankosova.

Lexo edhe“Adhuroja Pirlon e Baggio-n”, Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Elshani tutje u shpreh se pas arrestimit, i dyshuari, shtetas i Serbisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.