Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën pasi tramvaji doli nga shinat në Sarajevë
dp

Lexo edheDixon hedh poshtë pretendimet e ZPS-së: S’ka prova, shikoni me kujdes dëshmitë e dhëna nga Serbia

Një person u vra dhe dy u plagosën pasi një tramvaj doli nga shinat në një stacion tramvaji pranë Muzeut Kombëtar në Sarajevë. Kjo u njoftua nga Shtabi Operacional i Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës më 12 shkurt.
Aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit dhe prokurori u informua për gjithçka.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Lexo edheDixon hedh poshtë pretendimet e ZPS-së: S’ka prova, shikoni me kujdes dëshmitë e dhëna nga Serbia
Sipas fotove nga vendi i ngjarjes, për shkak të daljes së tramvajit nga shinat, pothuajse i gjithë stacioni i tramvajit u shemb.
Trafiku drejt qendrës së qytetit u ndal plotësisht.