BallinaLajmeNjë muaj paraburgim shoferit të autobusit që u kap me 120 kg...

Një muaj paraburgim shoferit të autobusit që u kap me 120 kg drogë

Të ngjajshme

Vazhdon beteja e Spiropalit me Edi Ramën: Më përjashto!

Elisa Spiropali vazhdon betejën verbale me Edi Ramën dhe...

Shtetasi i Serbisë kapet me 800 euro false në Bërnjak

Policia e Kosovës gjatë kontrollit kufitar në vijën e...

Zbulohen tri banesa që përdoreshin për prostitucion, arrestohen shtatë persona

Janë zbuluar në Tiranë tri banesa të cilat përdoreshin...

Ajri i ndotur në Kosovë, IKSHPK ngre alarmin: Rrezik i lartë për shëndetin e qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngritur...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për B.K., i cili më 21 nëntor u kap duke transportuar rreth 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës me një autobus.

I dyshuari po hetohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve si dhe për armëmbajtje pa leje, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshim i bazuar se B.K., me autobusin që drejtonte, kishte transportuar substancën narkotike nga Shqipëria me synimin që ajo të shpërndahej më pas në disa vende të Evropës.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën nën ulëset e autobusit bunkerë të modifikuar, në të cilët ishin fshehur qese najloni të mbushura me rreth 120 kg marihuanë.

Një ditë më parë, Dogana e Kosovës bëri të ditur se autobusi ishte ndaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa brenda tij nuk kishte pasagjerë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz