back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSportNjë hap tjetër drejt titullit, Arsenali e fiton derbin ndaj Chelseat

Një hap tjetër drejt titullit, Arsenali e fiton derbin ndaj Chelseat

Të ngjajshme

Të shtëna me armë në një bar në Teksas, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe...

Moment epik, bashkëlojtari i futet në 16-metërsh dhe ia “anulon” penalltinë!

Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes mes Valencias dhe...

Parandalohet futja e pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Sot rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në...

Rizvanolli  i jep “përkrahje SHBA’së në punën që po bën për pavarësimin e Europës nga gazi rus”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përmbyllur vizitën zyrtare...

Arsenali e ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Chelseat, në derbin e javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Saliba kaloi vendasit në epërsi në minutën e 21-të me një gol me kokë, shkruan Gazeta Express.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Hincapie shënoi autogol, duke barazuar shifrat.

Timber e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 66-të.

Katër minuta më vonë, Pedro Neto e mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Chelsean me një lojtar më pak në fushë.

Më pas, Arsenali arriti ta menaxhonte ndeshjen dhe ta mbyllte me fitore.

Me këtë triumf, Arsenali shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City që e ka një ndeshje më pak të luajtur

Në anën tjetër, Chelsea mbetet me 45 pikë në vendin e gjashtë në tabelë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz