Një ditë e re në marrëdhëniet SHBA-Izrael
Lideri i Izraelit thotë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë atij se ka filluar një ditë e re në marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë sot para kabinetit se takimi i javës së kaluar me Trumpin në Uashington ishte historik dhe se i ka përforcuar marrëdhëniet jetë-gjatësore të të dy vendeve, transmeton Express.
Pas plot tetë viteve të marrëdhënieve idhnake me Barack Obaman, duket se Netanyahu po e shijon përqafimin e ngrohtë të Trumpit.
Trump e ka ndryshuar pozicionin e SHBA-së ndaj Qeverisë së Izraelit sa i përket qëndrimit të ashpër ndaj Iranit, krijimit të një shtetit palestinez dhe ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor.

Lexo edheFundoset anija, 10 të vdekur
Netanjahu shtoi se ai dhe Trump flasin sy me sy për Iranin, si dhe kanë formuar ekipe për të punuar së bashku në disa çështje.
“Është një ditë e re shumë e mirë,” ka thënë ai./Gazeta Express/














