Fundoset anija, 10 të vdekur
dp·

Policia në Sri Lanka njofton se të paktën 10 njerëz kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë shpëtuar pasi që anija me të cilën po udhëtonin u përmbys në bregdetin jugperëndimor të vendit.
Zëdhënësi i policisë së Sri Lankës, Priyantha Jayakody, ka thënë se anija ishte në mesin e 19 anijeve që porën pjesë e një festival fetar në qytetin e peshkimit, Beruwala, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit, Colombo, transmeton Express.
Tragjedia ndodhi teksa anija po kthehej nga festivali fetar.

Lexo edheDemarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend
Nuk është e qartë se sa persona ndodheshin në anije kur u përmbys.
Një kërkim për të mbijetuar të tjerë është duke vazhduar./Gazeta Express/














