Një çift kosovar nuk e deklaroi vlerën e arit në hyrje të Serbisë, Koci njofton se ai iu është konfiskuar: Nesër paraqiten para gjykatës serbe
dp

Lexo edheZjarret në fshatin Kqiq, Bedri Hamza del në terren për ta përcjellë situatën

Ai ka thënë se çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10 mijë euro para ose gjera me vlerë, duhet t’i deklaroj në hyrje të Serbisë.
“Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore. Nëse disa raste, kërkohet të dëshmohet prejardhja e parave ose paraqitja e faturave të sendeve me vlerë”, ka shkruar Koci.
Ai ka njoftuar se sot një gjë e tillë i ka ndodhur një çifti kosovar në hyrje të Serbisë, të cilët sipas Kocit janë kontrolluar detajisht.
“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës. Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, ka shkruar Koci.

Lexo edheZjarret në fshatin Kqiq, Bedri Hamza del në terren për ta përcjellë situatën
Ai ka thënë se po merret me qytetarin duke i këshilluar dhe ndihmuar aq sa ka mundësi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Kocit: