back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaJetëKurioziteteNjë buton i shtypur gabim i kushton Google me 10 milionë euro

Një buton i shtypur gabim i kushton Google me 10 milionë euro

Të ngjajshme

Togeri Fitim Kahrimani diplomon për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë...

Pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar deri në tri orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot...

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur...

Operacion i madh policor në të gjithë Evropën, zbulohen 297 pako me para të falsifikuara,

Europoli mbështeti një operacion të përbashkët të zbatimit të...

Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10 milionë dollarë kompanisë Google. Ai ka shtypur një buton duke rritur shpërblimin për reklamimin e ofruar nga kompania prestigjoze.

Ishte i bindur se po punonte në zonën e “testit” por në fakt ishte futur në modalitetin real dhe ka dërguar një njoftim të rremë publicitar në sajtet në internet që përdorin Google për të shitur hapësirat e tyre.

Praktikanti protagonist i ngjarjes, për të cilin nuk dihet asgjë, i ka kushtuar kolosit të teknologjisë të paktën 10 milionë dollarë. Kjo llogaritje është bërë nga Financial Times, që shpërndau i pari lajmin, i cili më pas u konfirmua dhe nga vetë Google, shkruan abcnews.al përcjellë Klan Kosova.

Të martën e kaluar, për 3 çerek ore, mijëra sajte që përdorin sistemin e reklamimit të Google kanë parë në faqet e tyre një trekëndësh të ngjyrosur. Faji ishte i një stazhieri i cili po hidhte hapat e parë në sistemin Google, i cili ka shumëfishuar shpërblimin për reklamat. Por ky faj duhet të ndahet edhe me mentorin e tij që dukshëm nuk po e ndiqte mirë.

Google ka provuar në fushë atë që në sallat operative të Bursave quhet “sindroma e gishtit të madh”, që nënkupton një gabim njerëzor të bërë nga shtypja e një butoni të gabuar por që krijon dëme milionere. Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale, me të cilin kjo sigurisht që  nuk do të ndodhte pasi gabime të tilla korrigjohen në sekonda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz