back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNjë 64 vjeçar gjendet i varur në oborrin e shtëpisë në Cërnicë...

Një 64 vjeçar gjendet i varur në oborrin e shtëpisë në Cërnicë të Gjilanit, policia jep detaje për rastin

Të ngjajshme

Kam frikë që Putini fitoi më së shumti…

Shkruan: Kadri Kryeziu Përkundër faktit që është udhëheqës i agresionit...

Barcelona zgjidh problemin e regjistrimeve: Garcia dhe Rashford marrin dritën jeshile

Barcelona ka marrë më në fund lajme pozitive përpara...

Slot: Kur rezultati ishte 2-2 e kërkoja Diogo Jotan por…!

Kampioni i Anglisë, Liverpuli e nisi me fitore sezoni...

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Një burrë 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

I njëjti u gjetë i vdekur nga familjarët e tij.

Rasti për lajmi.net është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961 .Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës ,nga hetimet e para dyshohet për vetvrasje”,u tha nga Hashani.

Ai shtoi gjithashtu se me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe se hetimet rreth këtij rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz