NISMA rrëmben dy kryetar të nëndegëve të PDK-së dhe LDK-së
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, postimin në facebook e nisi fjalinë: Në Malishevë ka vetëm NISËM, duke njoftuar se dy kryetarët e degëve të Gurbardhit, Sabit Berisha si dhe nga PDK-ja, Agim Berisha nga LDK-ja, i janë bashkuar NISMËS për Kosovën.
Më poshtë mund të lexoni pos plotë të Begajt
Në Malishevë ka vetëm NISMË
Lexo edheTë diplomuarit në Kosovë në kërkim të një vendi pune
Sonte na u bashkangjiten edhe dy kryetar të nëndegëve të Gurbardhit, zt.Sabit Berisha që deri sot ishte kryetar i nëndegës së PDK-së si dhe zt.Agim Berisha i cili edhe ai deri sot ishte kryetar i nëndegës së LDK-së, që nga sot të gjithë angazhimin e tyre politik do ta vazhdonjë në subjektin NISMA për Kosovën.
Po ashtu na nderojë me pjesmarrjen e tij edhe aderimi i pak muajve më parë kandidati i asamblesë nga radhët e PDK-së zt.Demir Bajraj. Ne mbajmë fjalën!














