Nisin protestat në mbarë vendin, bllokohet rruga, qytetarët ngrihen kundër çmimit të naftës
BILLI

Lexo edheFATMIR MEҪANI NGA EMIGRANT, TANI BIZNESMEN DHE KLIENT I FED INVEST

Protesta paqësore e studentëve në kryeqytet duket se i ka “dhënë zemër” edhe banorëve të qyteteve të tjera të vendit për t’u ngritur në protestë.
Në Shkodër e Kavajë këtë pasdite qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.
“Poshtë qeveria, poshtë kriminelët”, dëgjohen brohorimat e qytetarëve në Shkodër. Banorët e Lezhës kanë veshur jelekë të verdhë për të protestuar duke marrë shembull nga demonstratat në Paris.
Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave. Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

Lexo edheFATMIR MEҪANI NGA EMIGRANT, TANI BIZNESMEN DHE KLIENT I FED INVEST