Nisin problemet në shkolla/ Izolohen 10 mësues me shenja të Covid-19 në Kolonjë

Vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, 10 mësues në Kolonjë dyshohet të jenë infektuar me COVID-19.
Mësuesit kanë shenja të Covid-19 dhe janë vetëizoluar në banesat e tyre deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve. Pas raportimit të shenjave të tyre, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, u ka marrë tamponët.
Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.
Ka dalë fillimisht pozitive pastruesja e shkollës në Kolonjë dhe me pas janë testuar edhe mësuesit ndërkohë që janë krijuar vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor. Ndërkohë edhe në Devoll janë një çift bashkëshortësh mësues të cilëve u janë marrë tamponët.

Lexo edheIzolohen dy nxënës në Pogradec, patën kontakt me një të infektuar me koronavirus
Kujtojmë se në këtë vit të ri shkollor për të gjithë sistemin parauniversitar mësimi po zhvillohet nën rregulla të rrepta anticovid për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Nxënësit do të qëndrojnë në distancë me njëri-tjetrin, në hyrje të shkollës do t’u matet temperatura dhe do të dezinfektohen tek këmbët dhe duart për të vijuar normalisht mësimin.
Top Channel














