back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajme​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në...

​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në liqenin e Mavrovës

Të ngjajshme

IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të bordeve...

U aksidentua rëndë, reagon Denisa Bajramaj

Denis Bajramaj, gruaja e personazhit të njohur në rrjete...

Ilir Krasniqi ia bën sefte me gol në Ukrainë

Skuadra e Kolos Kovalivka ka barazuar 1:1 ndaj Kryvbas...

Pengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave,...

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua të premten në liqenin e Mavrovës në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Komitetit, Marjan Prposki, tha për MIA se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën.

“Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën,” deklaroi Prposki, duke paralajmëruar se më shumë informacione nga hetimi do të publikohen në ditët në vijim.

Avioni i vogël tip Piper 28 u rrëzua dje rreth orës 12:30, pas së cilës ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës, J.P. (41) dhe D.M. (64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor,” deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Në bisedë me zyrtarët policorë, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin është detyruar të ulet në liqen, raporton AlsatMk.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz