back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeLladrovci: Heronjtë tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha me shokë që padrejtësisht me...

Lladrovci: Heronjtë tanë, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha me shokë që padrejtësisht me akuza të fabrikuara po mbahen në Hagë, i presim të na vinë sa më shpejt të pafajshëm

Të ngjajshme

Ilir Krasniqi ia bën sefte me gol në Ukrainë

Skuadra e Kolos Kovalivka ka barazuar 1:1 ndaj Kryvbas...

Pengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave,...

Benita acarohet nga veprimi i Albës: Nuk je njeri (VIDEO)

Përveç alarmit të shtëpisë, edhe Alba është përkujdesur që...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson amanetin dhe energjinë e brezave të tërë në përpjekjen për liri dhe pavarësi.

Ai u shpreh se ideali i çlirimtarëve për drejtësi vazhdon të jetë i gjallë edhe sot, transmeton lajmi.net.

Sipas Lladrovcit, kjo frymë u reflektua së fundmi edhe në Shkup, ku u kërkua lirimi dhe kthimi sa më i shpejtë në atdhe i ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai i cilësoi ata si të pafajshëm dhe viktima të akuzave të fabrikuara, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar për lirinë e shqiptarëve dhe paqen në rajon.

Në postimin e tij, Lladrovci shkroi se UÇK-ja, e përmbledhur në tri shkronja, u shndërrua në simbol të sakrificës dhe unitetit kombëtar, një arritje historike që, sipas tij, mbetet e gjallë në kujtesën dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është energjia dhe amaneti i gjeneratave të tëra për liri dhe pavarësi. Kjo arritje e kombit, e përkufizuar në tri shkronja – UÇK, u shndërrua në mrekulli e cila e përfshiu kombin.
Sot, fryma e çlirimtarëve për drejtësi u konkretizua në Shkup, frymë e cila solli liri për shqiptarët dhe paqen në rajon.
Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha me shokë që padrejtësisht me akuza të fabrikuara po mbahen në Hagë, i presim të na vinë sa më shpejt të pafajshëm.
Drejtësi për çlirimtarët!/lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz