back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareNishani: Ka një ngërç për zbatimin e reformës në drejtësi

Nishani: Ka një ngërç për zbatimin e reformës në drejtësi

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Presidenti Bujar Nishani bën apel për përshpejtimin e punës për miratimin e 7 ligjeve që i hapin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. Nishani doli sot para mediave për të bërë të ditur ngërçin që është krijuar dhe që e pengon vetë institucionin që ai drejton të zbatojë detyrimet kushtetuese.

Nishani tha se pas miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi në datë 11 gusht. Në bazë të ligjit, Presidenti i Republikës ka detyrimin që brenda 5 ditësh të shpallë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por për shkak të ngecjes së procesit për 7 ligjet, kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve nuk janë formalizuar ende në ligj. Kjo krijon një ngërç, i cili pengon nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi sipas afateve të parashikuara në ligj.

Nishani ftoi grupet parlamentare dhe ekspertët në një takim konsultativ të martën, në orën 11:00. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz