Të martën kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit Adem Jashari në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
“Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas këtij njoftimi projekti pritet të përfundojë për 90 ditë pune.
- Advertisement -