Shpërthim në një garazh në Argau të Zvicrës, 49-vjeçari nga Kosova rrëfen momentet tmerruese
dp
Lexo edheParalajmërohen gjoba për vozitësit off-road në Bjeshkët e Nemuna: Natyra nuk është pistë garash
Shpërthimi u dëgjua pak pas orës 18:30 në Wüestländestrasse dhe sipas policisë dëmtoi disa automjete të parkuara aty pranë.
Personi që ndodhej në garazh në momentin e ngjarjes arriti të dilte vetë nga ambienti.
Pasi pësoi djegie të shkallës së mesme, ai mori ndihmën e parë në vendngjarje, përpara se të transportohej me helikopter drejt spitalit, raporton lematin.
Zjarrfikësit arritën ta vinin shpejt zjarrin nën kontroll dhe policia konfirmoi se nuk ka asnjë rrezik për publikun.
Njëri nga banorët e lagjes, Fadili (49), tregoi për mediat zvicerane momentet e shpërthimit.
Lexo edheParalajmërohen gjoba për vozitësit off-road në Bjeshkët e Nemuna: Natyra nuk është pistë garash
“Banoja në katin e tretë dhe reja e tymit arrinte deri aty. Më pas dëgjova britma. Tri herë dikush kërkoi ndihmë”, tha ai duke shtuar se skenat i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990.
“Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Të gjithë ishin në panik. Britmat dukeshin sikur po dëgjoje dikë në momentet e fundit të jetës”, tregoi ai.
Specialistë të policisë kantonale po punojnë aktualisht për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe të zjarrit.