Paralajmërohen gjoba për vozitësit off-road në Bjeshkët e Nemuna: Natyra nuk është pistë garash
dp
Lexo edheNëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Përmes një reagimi në Facebook, Drejtoria ka bërë të ditur se lëvizja e pakontrolluar e automjeteve off-road dhe motoçikletave dëmton peizazhet natyrore, mbulesën bimore, tokën dhe habitatet natyrore.
“Kontrollet dhe mbikëqyrja në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave”, thuhet në reagim.
Aty u bëhet thirrje qytetarëve dhe adhuruesve të aktiviteteve motorike që të respektojnë rregullat dhe të mos qarkullojnë jashtë rrugëve të lejuara.

Lexo edheNëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Drejtoria ka theksuar se kjo thirrje vlen për të gjithë territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e jo vetëm për zonën e Moknës.
“Natyra nuk është pistë garash! Mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët. Ta ruajmë Moknën dhe gjithë Bjeshkët e Nemuna!”.