back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeNis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Të ngjajshme

Hygerta: Publiku vlerësoi femrën e fortë, prandaj jam këtu

Finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP...

“Nuk kam qenë asnjëherë”, Hygerta niset drejt stadiumit “Fadil Vokrri”

Finalistja Hygerta Sako është nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”. Atje...

Kusari-Lila pas takimit me Prattipati: U diskutua për investimet amerikane dhe Projektligjin për Industrinë e Mbrojtjes

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Kryesia e Kuvendit është duke e mbajtur mbledhjen e radhës ku do të diskutohet mbi pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave është edhe ajo për rimëkëmbje ekonomike që deri më tash nuk ka pasur vota për të kaluar në Kuvend.

Në rendin e ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 dhe 28 shtator: votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi në parim i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.

Po ashtu do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e COVID-19.

Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë edhe seancën e re plenare për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Itali për transferimin e personave të dënuar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për deminim humanitar, Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete.

Pas mbledhjes, kryeparlamentrja Vjosa Osmani është bërë e ditur se do të flasë para mediave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz