back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeNis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Të ngjajshme

64 të burgosur kërkuan vjet falje të dënimit – Presidentja nuk e fali asnjërin

64 kërkesa nga të burgosurit për t’iu falur dënimi...

Haxhiu: Ligji për Gjykatën Administrative tanimë në Gazetën Zyrtare

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Ligji...

Reali afër t’i humbë të drejtat mbi ish-lojtarin, mësohet arsyeja

Real Madridi është vetëm dy ndeshje larg të Bournemouthit...

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit të planit vjetor të auditimit 2025/2026, ka filluar auditimin e performancës “Furnizimi me barna nga Ministria e Shëndetësisë”, i cili përfshin periudhën 2022–2024.

Subjekt i këtij auditimi janë Ministria e Shëndetësisë, si dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut dhe Ferizajt. Në fokus të auditimit do të jenë proceset e planifikimit, kontraktimit, shpërndarjes dhe menaxhimit të barnave, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin shëndetësor.

Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në mënyrë ekonomike dhe efikase në furnizimin dhe shpërndarjen e barnave për kujdesin shëndetësor parësor, si dhe për trajtimin e sëmundjeve të rralla.

Sipas raportimeve mediatike, pavarësisht ndarjes së një buxheti të konsiderueshëm nga Qeveria për furnizim me barna, në praktikë vazhdojnë të evidentohen mungesa të theksuara. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë arrin të mbulojë vetëm rreth 35 deri në 40 për qind të nevojave reale për disa barna, duke i detyruar komunat dhe qytetarët që t’i sigurojnë ato vetë, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Furnizimi me barna nga Ministria e Shëndetësisë”, për periudhën 2022–2024.

Subjekt i këtij auditimi janë Ministria e Shëndetësisë, si dhe komunat e Lipjanit, Gjilanit, Rahovecit, Mitrovicës së Jugut si dhe komuna e Ferizajt. Në fokus të auditimit do të jenë planifikimi, kontraktimi, shpërndarja dhe menaxhimi i barnave, me synim rritjen e efikasitetit në sektorin shëndetësor.

Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në mënyrë ekonomike dhe efikase në procesin e furnizimit dhe shpërndarjes së barnave për kujdesin shëndetësor parësor dhe për sëmundjet e rralla.

Sipas raportimeve mediatike, ndonëse Qeveria ka ndarë buxhet të konsiderueshëm për këto barna, në praktikë vazhdon të ketë mungesa. Aktualisht MSh-ja përmbush vetëm 35–40% të nevojave reale për disa barna, duke detyruar komunat dhe qytetarët që t’i sigurojnë ato vetë./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz