back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNikolic ka një kërkesë për Trump rreth Kosovës

Nikolic ka një kërkesë për Trump rreth Kosovës

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

“Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA”, ka thënë kryetari serb Tomislav Nikolaq

Ai pret që presidenti i ri i SHBA-së Donald Trump të ndalë luftërat dhe konfliktet verbale, të cilat, sipas tij i ka nisur administrata para tij, transmeton Koha.net

Në një intervistë për TV portugez, transmeton FoNet, i pyetur për politikën e SHBA për Kosovën, Nikoliq ka theksuar se pret që administrata e re të deklarohet, ndërsa mendon se administrata e shkuar ka bërë shumë probleme që Trumpit mund t’ia lidhin duart.

“E di se nuk do të jetë aq keq siç ka qenë e keqe administrata e shkuar. Edhe po ta bëjë më së keqi atë që e flet, administrata e Donad Trumpit, ajo kurrë nuk do të jetë më e keqe se ajo që do ta bënte Hillary Clinton”, ka thënë Nikoliq.

“Nuk mundet Amerika t’i u thotë serbëve e shqiptarëve: Bëjuni të mirë dhe bisedoni si ka hije nëse i vë sanksione Rusisë. Nuk mundet Amerika të jetë arbitri kryesor kush si guxon të sillet në botë”, ka shtuar kryetari serb.

Në këtë intervistë Nikoliq i ka dërguar ultimatum SHBA-së: Le të mendojnë në administratën e re dhe le të thonë se çfarë mendojnë për Kosovën. Nëse mendimi është në përputhje me dëshirën tonë ose nëse ndeshemi të paktën diku në ato dëshira, atëherë do ta pranoj çdo këshillë të SHBA.

Ai, duke shpresuar ka marrë fund njohje e mëtejme e shtetit të Kosovës ka folur për marrëveshjet n e Brukselit e cila, sipas tij, kishte paraparë që të gjitha kompetencat që Beogradi ia paska dhënë Prishtinës, Prishtina t’ia japë Asociacionit të Komunave serbe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz