back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKonfiskohen mbi 8 kilogram substancë narkotike

Konfiskohen mbi 8 kilogram substancë narkotike

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

 

Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Pejë, pas një pune operativo-hetimore disa ditore, ka arritur të sigurojë informacione të sigurta se një i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Policia pasi siguron këto informacione, kontakton dhe njofton Prokurorinë dhe Gjykatën kompetente nga të cilët siguron urdhër-kontrollin në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit.

Njësia e DHTN-së në Pejë, në asistencë të njësive tjera policore (Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe Njësisë së Krim-Teknikës), më 27 janar 2017, ka kontrolluar një shtëpi në Pejë. Gjatë kontrollit ku ka gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale: 18 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë: 8 kg e 319.6 gr.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Z. K., lindur më 1967, mashkull, shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Po ashtu Policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (8 kg e 319.6 gr.), një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm për paketim, qese plastmasi, formati 300×400 për paketim dhe një telefon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz