BallinaLajmeNgjarje e rëndë humbë jetën babai i tre fëmijëve

Ngjarje e rëndë humbë jetën babai i tre fëmijëve

Të ngjajshme

Kurti në veri, pritet hapja e filialit të Administratës Tatimore të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke qëndruar sot...

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri...

Rikthehet Kupa e Kosovës, sot duelet e para gjysmëfinale

Këtë mesjavë do të rikthehet Kupa e Kosovës në...

Ministri Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar...

Aksident në zonën e nxjerrjes së pllakave të grurit në Malin e Tomorrit, humb jetën shoferi 36-vjeçar Besnik Kanani. Edhe pse pa licenca firmat e nxjerrjes së gurit në Malin e Tomorrit vijojnë punën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorrit, pikërisht në zonën e shpatit të malit, ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ. Shoferi i një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Si pasojë e aksidentit,36-vjeçari Besnik Sali Kanani, ka humbur jetën. Viktima 36-vjeç Besnik Kanani jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licencat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, firmat vijojnë sërish punën, pa u shqetësuar aspak dhe duke mos përfillur ligjin. Burimet mes punëtorëve të këtyre firmave konfirmojnë se, në Malin e Tomorrit puna nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se vazhdon të nxirren pllaka guri, duke rrafshuar qafën e malit, në fshatrat: Dërvi, Novaj e Nishovë. /tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz