BallinaLajmeNgjarje e rëndë, hajdutët përplasen me policinë, një i vdekur

Ngjarje e rëndë, hajdutët përplasen me policinë, një i vdekur

Të ngjajshme

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur...

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit...

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Fierit është njoftuar se në lagjen “29 Nëntori”, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda duke thyer drynin e derës.

Forcat e policisë me të mbërritur në vendngjarje kanë hasur në rezistencën e hajdutëve të cilët kanë qëlluar me pistoletë dhe automatik.

Nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga radhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.

Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale.

Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz