Arton Qorraj nga fshati Ticë I Komunës së Skenderajt, në moshën 15 vjeçare ka ndërruar jetë, shkruan Drenica Press.
Sipas burimeve të Drenica Press, Artoni në moshë të re ndërroj jetë nga një komplikim shëndetësor në mënyrë të papritur.
Ndërsa pas këtij lajmi tronditës kanë reaguar shoqëria e tij, duke e kujtuar shokun e tyre si një djalë të qeshur e shumë të dashur.
Artoni këtë vit kishte mbaruar shkollën fillore dhe po përgatitej të regjistrohej në shkollë të mesme për të ndjekur shkollimin dhe ëndrren e tij, por ëndrrat e tij u prenë në gjysmë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 tek varrezat e fshatit Ticë të Skenderajt./DRENICA PRESS/
Me këtë rast redaksia e portalit Drenica Press, shpreh ngushëllime për familjen e Artonit.



