Një ngjarja e rëndë pat tronditur Skenderajn mbrëmjen e 8 dhjetorit, ku nga të shtënat me armë në vdiq një femër dhe u plagosën dy të tjerë.
Organet e rendit patën konfirmuar për Drenica Press se një burrë (Xh.T.) gjuajti për vdekje bashkëshorten, si dhe plagosi rëndë baxhanakun (D.S) dhe gruan e tij (F.S.).
Të plagosurit, në gjendje të rëndë po trajtoheshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa sot edhe u dha lajmi i kobshëm se baxhanaku i dorasit (D.S.) nuk arrit të mbijetoj.
Lajmi është bërë i ditur nga kallxo.com ku thuhet se pas më shumë se 45 ditë në koma, D.S. ka ndërruar jetë. /Drenica Press/