Nga Semetishti i Suharekës në Berlin – Lediona Bytyqi kthehet me çmim ndërkombëtar
dp

Lexo edheIsh-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj

Lediona Bytyqi nga Semetishti i Suharekës është një nxënëse e talentuar dhe ambicioze, e cila me përkushtim, punë dhe dashuri për dijen po shënon suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Arritja më e fundit e saj vjen nga Einstein Olympiad 2026 në Berlin të Gjermanisë, ku pas pjesëmarrjes në finalen ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën, Lediona u shpërblye me çmimin Honorable Mention.
Këtij suksesi i shtohet edhe një tjetër arritjeje të rëndësishme:
TIMO International Mathematics Olympiad 2026 – Azerbajxhan: Finaliste ndërkombëtare dhe fituese e çmimit Honorable Mention dhe SIL – Oxford, Mbretëria e Bashkuar: Lediona është gjithashtu e kualifikuar për garën ndërkombëtare të gjuhës angleze, e cila do të mbahet në dhjetor 2026 në Oxford.

Përveç këtyre, ajo ka shënuar suksese edhe në gara të tjera, duke dëshmuar vazhdimisht talentin, dijen dhe përkushtimin e saj.

Lexo edheIsh-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj
Dy çmime ndërkombëtare, një kualifikim drejt Oxford-it dhe një rrugëtim që premton edhe shumë suksese të tjera!
Nga Semetishti drejt arenave ndërkombëtare, Lediona po dëshmon se ëndrrat e mëdha nuk kanë kufij.
Urime Ledionës! Krenaria e familjes, shkollës dhe vendlindjes!