Ish-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj
dp

Lexo edheSHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

Keir Starmer ka thënë se Evropa duhet të ndërtojë një kornizë të përbashkët sigurie, duke paralajmëruar se ndryshimi në marrëdhënien e saj të mbrojtjes me SHBA-në është i përhershëm dhe jo “një devijim i presidencës Trump”.
Ish-kryeministri britanik tha se një kornizë e përbashkët sigurie për Evropën ishte e nevojshme po aq sa një treg i përbashkët, me Mbretërinë e Bashkuar në qendër të tij, shkruan BBC.
Ai paralajmëroi se gjërat nuk do të kthehen siç ishin, duke shtuar se SHBA-ja e kishin bërë të qartë se nuk do t’i “financojnë” më aleatët e tyre evropianë.
Press Association raportoi se ai i tha turmës në Bashkinë e Dublinit se komentet e tij nuk do të thoshin se marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë më të rëndësishme.

Lexo edheSHBA miraton shitjen e raketave Patriot për Ukrainën, marrëveshja kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve
Përkundrazi, ai tha se aleanca ushtarake, e sigurisë dhe e inteligjencës Britani e Madhe-SHBA ishte shumë e fortë për këtë.
Por ai tha se Evropa duhet të jetë në gjendje të marrë shumë më tepër përgjegjësi për mbrojtjen dhe sigurinë e saj.