back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaShqiptareNga modele në klipin e famshëm të Ardit Gjebreas në shkencëtare në...

Nga modele në klipin e famshëm të Ardit Gjebreas në shkencëtare në Amerikë

Të ngjajshme

Fatjona Lubonjën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në moshën e adoleshencës në botën e televizionit, por tani ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme, larg botës së televizionit dhe shumë larg Shqipërisë.

Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey. Por, përpos karrierës, kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet.

Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan ku ka treguar më shumë për jetën e saj.

Fatjona Lubonja: Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë kam vite pa e dëgjuar “Makina e Memories” më është bërë një memorie dhe për mua. Shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar kaq shumë nga video? Njerëzit ndryshojnë në jetë dhe kjo është pikërisht ajo që kam studiuar. Unë kam studiuar për Pedagogji Neuro-shkencë, është një studim shumë i rëndësishëm sidomos në Amerikë dhe po përhapet në të gjithë botën sepse ne marrim pedagogji e formojmë dhe e shikojmë se çfarë na studion neuro-shkenca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz