back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeNga java e parë e majit: Kthimi në normalitet në Kosovë do...

Nga java e parë e majit: Kthimi në normalitet në Kosovë do të bëhet në pesë faza

Të ngjajshme

As presidenti i Barcelonës nuk e di se kur do të kthehen në “Camp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk dha një konfirmim...

KEK-u ndan bonus për punëtorët e korporatës

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, në...

Aeroportet e BE-së do të heqin limitin prej 100 ml lëngje në bagazhet e dorës

Pajisjet e kontrollit të sigurisë në aeroporte të afta...

Trump: Hamasi ‘nuk donte’ një marrëveshje të armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur shkurtimisht para gazetarëve...

Për rreth 3 muaj gradualisht Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka paraparë largimin e masave izoluese për parandalimin e koronavirusit.

Në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë janë të paraqitura masat që do të ndërmerren për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe hapjen e disa bizneseve.

Në javën e parë të majit parashihet t’i hapet rrugë sektorit të ndërtimtarisë, e pjesërisht do të hapet edhe tregtia e automjeteve, e tregtia me pakicë, raporton KTV.

Kurse që nga 18 maji qytetarët do të mund të lëvizin për më shumë se 2 orë, kur pritet të hapet edhe transporti hekurudhor.

Në po këtë kohë parashihen të hapen edhe muzetë dhe galeritë, por të gjitha këto duke respektuar rregullat e vendosura, përfshirë distancën sociale e masat mbrojtëse, si dorëza e maska.

Hapja e transportit ndërurban, sipas këtij drafti të vendimit të siguruar nga Koha, pritet të ndodhë në fillim të qershorit, kur gjithashtu do të mund të zhvillohen edhe provimet në universitete.

Nga gjysma e qershorit do të mund të zhvillohet edhe testi i maturës dhe ai i arritshmërisë.

Derisa gastronomia dhe trafiku urban është paraparë të hapen tek në fillim të korrikut.

Në këtë dokument nuk është vendosur për hapjen e kufijve, aeroportit, shesheve e tubimeve publike, derisa kjo mundësi është lënë që të vendoset bazuar në situatën epidemiologjike.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar më herët se deri më 30 prill do të bëhen publike masat e reja për parandalimin e koronavirusit derisa ato aktuale vlejnë deri më 4 maj.

E pas paralajmërimeve të disa vendeve në botë, për fillimin e lehtësimit të masave, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se heqja e tyre shumë herët mund të çojë në katastrofë të re shëndetësore e shtim të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

“Derisa në Evropë janë duke rënë numrat e rasteve të reja, ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje shteteve që të gjejnë, izolojnë dhe të testojnë çdo rast apo kontakt të ri që të sigurohemi se ky numër është duke u zvogëluar me të vërtetë, megjithatë kjo pandemi është larg prej përfundimit”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tashmë në botë numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 3 milionë, kurse mbi 200 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19.

- Advertisement -

Të Fundit