BallinaSportNeymar trondit Barcelonën: Nëse ai qëndron, unë largohem (Video)

Neymar trondit Barcelonën: Nëse ai qëndron, unë largohem (Video)

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Neymar nuk e dëshiron Juan Carlos Unzue si pasardhës të Luis Enriques

“Mundo Deportivo” ka publikuar një frazë të Neymar që ka tronditur Barcelonën gjatë ditës së sotme, transmeton Gazeta Express.

Luis Enrique do të largohet në fund të sezonit dhe Barcelona po kërkon për zëvendësuesin e spanjollit.

Ka kohë që mediat raportojnë se Juan Carlos Unzue, i cili deri më tani ka kryer punën e asistentit, do të jetë pasardhës i Enriques.

Por sipas “Mundo Deportivos”, Neymar nuk e dëshiron atë si trajner të Barcelonës dhe do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës nëse ai merr drejtimin e klubit.

“Nëse ai qëndron, unë largohem”, shkruan “Mundo”, frazë kjo që besohet ta ketë thënë talenti brazilian.

Kujtojmë se edhe ditë më parë u raportua se Unzue ka pasur konflikt me Neymarin dhe se tashmë janë prishur raportet mes tyre. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz