BallinaSportFederata e Futbollit përkrahet me 490 mijë euro, e Bodybuildingut me 40...

Federata e Futbollit përkrahet me 490 mijë euro, e Bodybuildingut me 40 mijë

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Skënderaj-Klinë, gjashtë të lënduar dërgohen për trajtim mjekësor

Një aksident në fshatin Rakincë në rrugën Skënderaj –...

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe me Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBFK), të cilave ministria obligohet t’i përkrahë me 490 mijë euro përkatësisht 40 mijë.

Mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për federatat bëhet me qëllim të realizimit të synimeve dhe planeve për vitin 2017, të cilat t’u jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federatat planifikojnë t’i zhvillojnë.

Ministri Kujtim Shala tha se përmes kësaj përkrahjeje federatat në fjalë të kenë mundësi të realizojnë programin dhe aktivitetin e tyre dhe do të shërbejë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të federatave.

Ministri u shpreh se po angazhohemi si institucion të jemi në mbështetje të sportit në vend, duke investuar në përmirësimin e kushteve për sportistë, duke standardizuar infrastrukturën ligjore e fizike me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes dhe cilësisë.

Ndërsa, kryetari FFK-së, Fadil Vokrri e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke thënë se kjo mbështetje nga MKRS-ja është një ndihmë për federatën që ajo të arrijë objektivat për këtë vit, e që është më se e nevojshme për sportin më të popullarizuar në vend.

Ndërkaq, Esat Lata, kryetar i FBFK-së, theksoi se përkrahja financiare që ka ndarë MKRS-ja për federatën mundëson punën dhe realizimin e aktiviteteve e garave në sportin e bodybuildingut dhe fitnesit, duke krijuar një pandërprerje të angazhimit në këtë sport qoftë të menaxhmetit të federatës por edhe të vet sportistëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz