QPS-ja në Malishevë reagon për zyrtarin që kishte urdhër mbrojtës për dhunë në familje
dp

Lexo edheShkohet Bavaria, gjendet i vdekur në një hotel zëvendëskryeministri i këtij landi, Hubert Aiwanger

Në reagim, QPS-ja ka thënë se rasti është trajtuar nga organet kompetente, se urdhri mbrojtës është shfuqizuar dhe se zyrtari nuk është angazhuar asnjëherë në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje gjatë kohës sa urdhri ishte në fuqi.
Kjo qendër ka theksuar se nuk do të japë detaje të tjera për shkak të privatësisë së familjes dhe fëmijëve.
Moderatori dhe autori i Debat Plus-it, Ermal Panduri sot kishte ngritur shqetësimin për këtë zyrtar të Qendrës për Punë Sociale në Malishevë, i cili, sipas tij, ka pasur rast të hapur për dhunë në familje dhe ndaj të cilit ishte shqiptuar urdhër mbrojtës.

Lexo edheShkohet Bavaria, gjendet i vdekur në një hotel zëvendëskryeministri i këtij landi, Hubert Aiwanger
Panduri ka vënë në pikëpyetje faktin se zyrtari aktualisht punon në një institucion që ofron ndihmë dhe përkrahje për viktimat e dhunës në familje.