Kusari-Lila takohet me shefin e EULEX-it, në fokus stabiliteti institucional dhe klima e investimeve
dp

Lexo edheSchuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim njoftues shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes.
Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte krijimi i një ambienti të sigurt për investime dhe zhvillimin e veprimtarisë ekonomike.
Po ashtu, u trajtuan programet e MINTI-t në fushën e zhvillimit industrial, me theks të veçantë në projektin për ndërtimin e eko-parqeve industriale në Kosovë.

Lexo edheSchuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet
Ministrja Kusari-Lila ka folur edhe për progresin në avancimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për forcimin e institucioneve përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.
“Përmirësimi i klimës së investimeve, rritja e mirëqenies ekonomike, qeverisja e mirë dhe avancimi i demokracisë mbeten ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë