Neymar rikthehet te Brazili, futet në listën paraprake për ndeshjet e muajit mars
dp

Lexo edheDel Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Neymar Jr do të bëjë rikthimin e tij në futbollin ndërkombëtar.
Kjo pasi që ylli i Santosit, është futur në listën paraprake të Carlo Ancelottit për ndeshjet miqësore të “Seleçaos” për muajin mars, ndaj Francës dhe Kroacisë.
Vendimi përfundimtar do të jepet në ditët në vijim, me italianin që do të ndjekë nga afër Neymarin në ndeshjen e tij të radhës me Santosin.

Lexo edheDel Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare
Neymar, kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit me Brazilin në vitin 2023, ndaj Uruguajit ku dhe kishte pësuar një lëndim./IndeksOnline/