Del Piero e ‘ngacmon’ Modrićin: Mund të luash deri në moshën 50-vjeçare

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, bëri shaka me Luka Modrićin pas fitores 1-0 të Milanit ndaj Interit të dielën: “Me restorantet dhe ushqimin italian, mund të luash deri në moshën 50-vjeçare.”
Modrić ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 1-0 të Milanit ndaj rivalit të qytetit.
Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Del Piero, e komentoi ndeshjen si analist për “CBS Sports” dhe i tha me humor kroatit:
“Ishte përsëri e mrekullueshme të të shihja duke luajtur. Urime edhe një here. Me restorantet dhe ushqimin italian mund të luash deri në 50 vjeç. Cilësia e ushqimit tonë është fantastike, nuk e di nëse je dakord”, tha ai.
Fitorja e “Rossonerëve” i lë ata në vendin e dytë në renditje, ende shtatë pikë prapa rivalëve të qytetit.
Modrić theksoi se nëse skuadra do të kishte performuar më mirë në “ndeshjet e vogla”, do të ishte shumë më afër tyre në tabelë.
Në fakt, Milani ka humbur vetëm dy herë në Serie A këtë sezon, ndërsa Interi ka pësuar pesë humbje.

Lexo edheCilat janë ushtrimet që e kanë zgjatur karrierën e 40-vjeçarit Luka Modriç?
Megjithatë, zikaltërit kanë vetëm një barazim, krahasuar me nëntë barazime që ka Milani.
Interi ka fituar 22 nga 28 ndeshje këtë sezon, ndërsa rivalët e tyre të qytetit kanë grumbulluar 17 fitore./GazetaExpress/
"We are very proud people. We like to fight."
Luka Modrić shares what being from Zadar means to him 🇭🇷 pic.twitter.com/6azHQPAgRM
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 8, 2026














