Pas rikuperimit nga operacioni i meniskut, Neymar debutoi këtë fundjavë te Santos, duke veshur fanellën me numrin 10. Ylli brazilian tha për CazéTV se po jeton “një ditë në një kohë” dhe nuk përjashton mundësinë e tërheqjes nga futbolli në dhjetor 2026.
“Ky vit është shumë i rëndësishëm për Santos, Kombëtaren dhe për mua. Nuk e di çfarë do të ndodhë vitin tjetër, mund të vendos të tërhiqem.”
Neymar shtoi se rikthimi u bë me kujdes, për t’u kthyer pa dhimbje dhe i guximshëm. Ai ka pak ndeshje për të bindur trajnerin Carlo Ancelotti se mund të ndihmojë Brazilin në rrugën për titullin e gjashtë në Botëror 2026. /GazetaExpress