Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNënshkruhet marrëveshja që mbron të dhënat personale dhe të drejtën për privatësi

Nënshkruhet marrëveshja që mbron të dhënat personale dhe të drejtën për privatësi

Të ngjajshme

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH), Policia e Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtës për privatësi në kontekstin e komunikimit publik dhe raportimit medial.

Udhëheqësit e institucioneve: Krenare Sogojeva-Dermaku, Besim Kelmendi, Gazmend Hoxha, Kushtrim Hodaj, dhe Xhemajl Rexha, janë zotuar për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke theksuar nevojën  për respektimin e së drejtës për liri të shprehjes dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë raportimit medial.

Në kuadër të marrëveshjes, institucionet do të angazhohen për parandalimin e publikimeve të paautorizuara të të dhënave personale në media dhe publik, ndërmarrjen e veprimeve për forcimin e rregullatives së akteve nënligjore të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale për zyrtarët e institucioneve dhe mediave.

Marrëveshja e nënshkruar sot, reflekton angazhimin e përbashkët ndërinstitucional për të garantuar respektimin e së drejtës për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale, duke u bazuar në standardet demokratike të lirisë së medias dhe informimit publik, ruajtjen e integritetit të proceseve hetimore dhe gjyqësore, si dhe promovimin e gazetarisë profesionale, përkitazi me etikën gazetareske.

Marrëveshja ka për qëllim të adresojë shqetësimet për shpërndarjen apo publikimin e të dhënave personale në media dhe palë të treta, përveç në rastet kur një veprim i tillë është i bazuar në dispozitë të qartë ligjore apo autorizim të posaçëm nga organi kompetent gjyqësor.

Në zbatimin e detyrimeve ligjore, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes, institucionet do të themelojnë Grupin Koordinues të përbashkët, i cili do të monitorojë zbatimin e Marrëveshjes dhe do të ndërmarrë veprime për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

- Advertisement -

Të Fundit