Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDejona Mihali e mllefosur me Gjykatën Supreme, në postimin e saj mundohet...

Dejona Mihali e mllefosur me Gjykatën Supreme, në postimin e saj mundohet të baltos edhe qeveritë e kaluara

Të ngjajshme

Misteriozja dhe e plotfuqishmja e VV-së, Dejona Mihali me anë të një postimi ka sulmuar e hedhur baltë drejt Gjykatës Supreme, e cili e shfuqizoi vendimin e ministrit në dorëheqje, Hekuran Muratit për pajisjet fiskale si të paligjshëm.

Mihali në postimin e bërë shkoi me taktikën e bërë bajatë, duke sulmuar qeveritë e kaluara si Thaçi, Haradinaj e Hoti, transmeton lajmi.net

Ajo i quajti gjyqtarët e Supremes si profesionistë qelibar e idhtarë të arbitraritetit ekstrem.

Padyshim postimi i saj ka marr “like” nga deputetë e zyrtarë të partisë.

Postimi i plotë:

Si zakonisht kur nuk ka çfarë të thuhet për thelbin e çështjes organet e sistemit gjyqësor a prokurorial kthehen tek streha e vjetër, e vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët: pavarësia e gjyqësorit.
Edhe Gjykata Supreme sot paska thënë:
“ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.”
dhe
“të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”
A është e vërtetë dhe pohimi tjetër pra:
ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e ekzekutivit-qeverisë.”
dhe
“të gjitha institucionet, përfshirë sistemin gjyqësor, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e ekzukutivit-qeverisë si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”
Që kur ka filluar në Republikën e Kosovës që të kontestohet nxjerrja e Udhëzimeve Administrative nga Ministrat në detyrë?
Apo qëkur Albin Kurti është Kryeministër?
Sepse gjatë qershor – tetor 2014 Qeveri Thaçi ka dhjetra udhëzime administrative të miratuara, gjatë gusht 2019-shkurt 2020 Qeveria Haradinaj ka dhjetra Udhëzime Administrative të miratuara dhe madje Qeveria antikushtetuese Hoti ka Udhëzime Adminsitrative të miratuara edhe pas vendimit të Kushtetueses.
Edhe ne kemi qenë në opozitë kemi bërë vetëm thirrje publike pra në kuptimin politik që qeveritë në detyrë të përmbahen nga vendimet e mëdha kur rezultati zgjedhor dihej që kishte ndryshuar dhe të njëjtit nuk do të ishin në qeveri.
Po tendenca e përgjithshme e kupolës së gjyqësorit dhe prokororialit është disiplinimi në kurriz të së resë që përfaqëson Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij dhe hapja e vendit për status quo e së vjetër bij të së cilës janë dhe krejt këta profesionistë qelibar, idhtarë të arbitraritetit ekstrem./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit