back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNënshkruhet marrëveshja me EUROPOL

Nënshkruhet marrëveshja me EUROPOL

Të ngjajshme

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën EUROPOL.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë: Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Në një fjalë rasti, Veliu ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, Policisë së Kosovës do t’ju ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional, duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar.

“Sot është një ditë tejet më rëndësi për Kosovën, veçanërisht për Policinë duke pasur parasysh nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Siç e dini, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe gjithë Evropa po përballet me kërcënime të shumta. Lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit kërkon bashkëpunim ndërkombëtar”.

“Këto grupe nuk njohin kufij dhe ato mundohet ta shfrytëzojnë çdo hapësirë për të ushtuar aktivitetet e tyre kriminale”.

“Policia e Kosovës ka qenë mjaftë e hendikepuar nga mungesa e shkëmbimit të informacionit në kohë reale. Siç mund të jeni në dijeni, deri më tani shkëmbimi i informacionit është kryer në përmes EULEX-it, gjë që ka shkaktuar vonesa”.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Policisë do t’i ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional, duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar. Kjo do të ndikojë në forcimin e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin dhe më gjerë”.

“Marrëveshja e nënshkruar sot është bazë derisa pritet të nënshkruhen edhe dy memorandume shtesë për zbatimin e kësaj marrëveshje. Përmes kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës trajtohet barabartë më policitë e tjera të rajonit”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz