back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportNënkampionet ballkanike priten si heroina në Malishevë

Nënkampionet ballkanike priten si heroina në Malishevë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ekipi i volejbollit për femra U-15, nga Banja e Malishevës, janë pritur si heroina në vendlindjen e tyre, pas suksesit të treguar në kampionatin ballkanik, që mbajt në Shkup, ku janë bërë nënkampione në nivel të Ballkanit.

Për t’i pritur pas kthimit nga Shkupi, kishin dalë strukturat më të larta komunale të Malishevës, të prirë nga kryetari Begaj, nënkryetari Berisha, drejtoresha e sportit Kryeziu-Ramaj, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, arsimtarët e SHFMU “17 Shkurti” nga Banja, prindër e qytetarët të shumtë, të cilët i kanë uruar për suksesin e treguar.

“Na keni bërë të ndihemi mirë dhe krenar me juve. Nga një vend i vogël, nga një shkollë e re, u arrit ky rezultat i jashtëzakonshëm, dhe unë në emrin tim dhe në emër të Komunës së Malishevës, ju përgëzoj dhe ju uroj për këtë sukses të treguar, juve vajza dhe trajnerin tuaj Liridon Telaku, Ju e merituat, pasi keni punuar shumë. Ashtu siç keni arritur këtë rezultat, ashtu mund të arrini në të gjitha fushat. Ju na bëtë krenar neve Malishevën, ju e përfaqësuat Kosovën në mënyrën më të mirë”, tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në pritjen e organizuar në Banjë, bëhet e ditur në kumtesën për media.

Krahas shumë urimeve për suksesin e treguar dhe për përfaqësimin e Kosovës në këto gara në nivel të rajonit të Ballkanit, ekipin e volejbollit, e ka uruar edhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku.

“Nga data 7-10 qershor ishim dëshmitar të asaj se çka mundet të bëhet nga një vend i vogël, por me punë dhe me vullnet. Faleminderit vajza të SHMU “17 Shkurti”, për të gjithë atë çka prezantuat, urime trajner Liridon Telaku, urime Malishevë, urime Kosovë, respekt për punën tuaj”, tha Ardian Telaku, kryetar i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz